Ankaraja përgënjeshtron tërheqjen e plotë të PYD-së dhe YPG-së nga Menbixhi: Lajme “të ekzagjeruara”

Autoritetet turke përgënjeshtruan të hënën lajmet rreth tërheqjes së plotë nga Menbixhi të PYD-së dhe YPG-së, zgjatime siriane të organizatës separatiste terroriste, PKK, duke i cilësuar ato si “të ekzagjeruara”...

Ankaraja përgënjeshtron tërheqjen e plotë të PYD-së dhe YPG-së nga Menbixhi: Lajme “të ekzagjeruara”

Autoritetet turke përgënjeshtruan të hënën lajmet rreth tërheqjes së plotë nga Menbixhi të PYD-së dhe YPG-së, zgjatime siriane të organizatës separatiste terroriste, PKK, duke i cilësuar ato si “të ekzagjeruara”.

Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë deklaruan se elementët terroristë vazhdojnë të tërhiqen nga zona në fjalë.

“Ky zhvillim është një kusht, të cilin Turqia e priste prej kohësh që të realizohej”, komentoi agjencia britanike e lajmeve “Reuters”, e para që njoftoi tërheqjen e plotë të terroristëve të organizatës PKK/PYD-YPG nga Menbixhi.

Ndërsa agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press” (AP), vlerësoi se me tërheqjen e plotë të terroristëve nga zona, është zgjidhur kështu një prej problemeve më të rëndësishme shkaktare të tensionit ndërmjet Ankarasë dhe Uashingtonit.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjetën konsensusin më datë 4 qershor pas muajsh të tërë mosmarrëveshjesh në lidhje me Menbixhin. Sipas akordit në fjalë, organizata separatiste terroriste, PKK/PYD-YPG, do të tërhiqet plotësisht nga ky qytet sirian dhe forcat turke e amerikane do të vendosin sigurinë bashkërisht në Menbixh dhe rrethinat e tij.

Duke vlerësuar lajmet rreth tërheqjes së plotë të terroristëve të organizatës PKK/PYD-YPG nga kjo zonë, burime nga MPJ turke nënvizuan se raportimet në fjalë janë të ekzagjeruara dhe se procesi në lidhje me këtë çështje vazhdon.

“Tërheqja nga pikat e kontrollit në gjurmën e patrullimit të përbashkët vazhdon. Aktivitetet e përbashkëta të patrullimit vijojnë gjithashtu. Prandaj raportimet në këtë fazë mbi tërheqjen e plotë nga Menbixhi të organizatës separatiste terroriste, PKK/PYD-YPG, nuk pasqyrojnë realitetin”, u shprehën burime nga MPJ turke.



Lajme të ngjashme