Koment – Anija kombëtare e Turqisë: MILGEM

Një nga projektet më të rëndësishme të Turqisë, ai i Anijes (Korveta) Luftarake të Mbrojtjes Nëndetare dhe Patrullimit të Zbulimit, MILGEM, u prodhua me mundësitë vendore në komplekset tona (turke) ushtarake.

Koment – Anija kombëtare e Turqisë: MILGEM

Projektet Kombëtare të Mbrojtjes – Anija kombëtare e Turqisë: MILGEM

Nga Tarkan ZENGİN*

Projekti i Anijes (Korveta) Luftarake të Mbrojtjes Nëndetare dhe Patrullimit të Zbulimit, MILGEM u prodhua me mundësi vendore në kompleksin turk ushtarak, Komanda e Kantierit Detar të Stambollit. Në kuadër të projektit deri më tani Turqia ka prodhuar 4 anije kombëtare. Gjithashtu është fituar edhe tenderi për prodhimin e 4 anijeve, që i nevojiten Forcave Detare të Pakistanit.

Një nga projektet më të rëndësishme të Turqisë, ai i Anijes (Korveta) Luftarake të Mbrojtjes Nëndetare dhe Patrullimit të Zbulimit, MILGEM, u prodhua me mundësitë vendore në komplekset tona (turke) ushtarake. Pas fillimit të projektit herë pas here dalin disa pengesa. Këtu dalin pengesa në aspektin e pengimit të prodhimeve të mbrojtjes kombëtare që kërkohen të realizohen në vend. Pavarësisht këtyre pengesave projektet zbatohen. Për projektet që realizohen në Komandën e Kantierit Detar në Stamboll ishte në dijeni edhe kryeministri i asaj kohe, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). Ai i thotë komandantëve të projektit: “Bëni çfarë të jetë e nevojshme për realizimin e projektit MILGEM, unë jam pranë jush”. Me këtë fjalë dhe me mbështetjet e dhëna sot kemi zbritur në det 4 anije (korvetë). Krahas kësaj kemi nënshkruar edhe marrëveshjen për prodhimin e 4 anijeve për Pakistanin.

Anija e parë e prodhuar në kuadër të projektit, TCG HEYBELIADA (F-511) filloi detyrën në 27 shtator 2011, anija e dytë TCG BUYUKADA (F-512) u vu në shërbim më 27 shtator 2013 dhe filloi detyrën për Forcat e Armatosura Detare. Anija e tretë TCG BURGAZADA (F-513) u lëshua në det më 18 qershor 2016-të ndërsa anija e katërt, TCG KINALIADA (F-514) u lëshua në det më 3 korrik 2017 dhe të dyja vazhdojnë aktivitetet e pajisjes.

 

Korveta MILGEM, në kuadër të veçorisë të lartë të mbijetesës, është ndërtuar duke zotëruar një strukturë varke rezistuese ndaj tronditjeve të shpërthimeve nën det. Ajo ka aftësinë të qëndrojë në det për 10 ditë pa marrë asnjë mbështetje logjistike. Paralelisht me zhvillimet teknologjike MILGEM është elastike dhe zotëron një strukturë konfigurative që mund të adaptohet me shpejtësi. Gjithashtu ka edhe veçorinë që mundëson ngritjen ditë dhe natë të helikopterit me peshë 10 ton.

Korveta MILGEM ka aftësinë të ekzekutojë detyrën e anijes luftarake mbi ujë, anijes luftarake të mbrojtjes nën ujë, detyrën e mbrojtjes ajrore, zbulim-vrojtimit, mbrojtjen ndaj kërcënimeve asimetrike dhe detyrën e komandim-kontrollit. Me këto veçori ka cilësinë e një prej anijeve më të zhvilluara ushtarake në botë.  

MILGEM zotëron shumë veçori dhe sisteme. Në këtë kuadër, me qëllim që të ekzekutojë detyrën e operacionit, korveta zotëron:  sistemet e zhvilluara të kërkimit dhe ndjekjes me qëllime luftarake ajrore, mbi ujë, nën ujë dhe elektronike; sistemet e plumbave dhe topave të udhëzuara (komanduara) kundër objektivave ajrore;  sisteme silurësh (predha) ndaj objektivave nën ujë; mbështetje elektronike, sisteme paralajmëruese laser (LIS) dhe radar RF/Laser dhe sisteme përcaktuese G/M; sisteme luftarake të teknologjisë së përparuar. MILGEM zotëron Sistemet e Kontrollit të Komandës dhe Kontrollit të Gjuajtjes Kombëtare që sigurojnë integrimin e të gjitha këtyre sistemeve.

Me projektin e Anijes Kombëtare (MILGEM) të Industrisë së Mbrojtjes dhe Komandës së Forcave Detare, që përdorin në maksimum mundësitë kombëtare, në Turqi për herë të parë, me dizajnimin dhe integrimin e mbështetur nga industria vendore dhe duke përdorur mundësitë kombëtare në përshtatje me teknologjinë bashkëkohore dhe me standarde të larta është realizuar projekti i një anijeje luftarake mbi ujore komplekse. MILGEM është prodhuar në Kantierin e Stambollit, një vend pune publik dhe me dorën e nëpunësve, oficerëve dhe kapterëve si me mbështetje vendore. Turqia, në prodhimin e  anijes kombëtare, ka treguar një performancë të atillë, sa që prodhimet kombëtare të Turqisë kanë filluar të shiten edhe në vende të tjera.

  

Tenderi i 4 korvetave, për të cilat kanë nevojë Forcat Detare të Pakistanit, arriti në rezultat në datën 5 korrik dhe tenderin e fitoi Turqia. Ky tender, kaloi në historinë e industrisë turke të mbrojtjes si shifra më e lartë e eksportit deri më sot, përkatësisht 5 miliardë dollarë përnjëherësh. Dy nga konvertat do të prodhohen në Komandën e Kantierit në Stamboll që operon në bazë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare ndërsa dy të tjerat në Karaçi të Pakistanit.

Ndërkohë që Turqia ka filluar të prodhojë anije kombëtare, për të cilat ka nevojë, nga ana tjetër ka filluar ti shesë ato edhe tek vendet e tjera. Kjo nuk do të ketë vetë kontribute në ekonomi por do të ketë kontribute të shumanshme në vendin tonë.

*Drejtor i Trajnimeve të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Ushtarak Turk, Ankara

 

 


Lajme të ngjashme