• Video galeri

Turqia paralajmëron Amerikën: Do të kundërpërgjigjemi ndaj sanksioneve

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoj (Aksoy) u përgjigj me shkrim ndaj pyetjes në lidhje me mesazhin në Twitter të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për tarifat shtesë të importit të aluminit dhe çelikut.

Turqia paralajmëron Amerikën: Do të kundërpërgjigjemi ndaj sanksioneve

Turqia bëri të ditur se do të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoj (Aksoy) u përgjigj me shkrim ndaj pyetjes në lidhje me mesazhin në Twitter të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për tarifat shtesë të importit të aluminit dhe çelikut nga Turqia.

Ai tha se vendimi i Trumpit për tarifa shtesë ndaj Turqisë duke shpërfillur rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, nuk është e mundur të përputhet me seriozitetin e shtetit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me sanksione dhe presione të tilla, nga aspekti i bashkëpunimit nuk do të marrë asnjë rezultat dhe duhet të dijnë se do të dëmtojnë marrëdhëniet aleate të fituara duke kaluar nga sprova të vështira” tha zëdhënësi Aksoj.

Ai theksoi se ashtu si deri më tani, këtyre hapave do tu jepet kundërpërgjigje dhe shtoi se Turqia kërkon gjithmonë ti zgjithë problemet me diplomaci, dialog, bonsens dhe mirkuptim reciprok.  



Lajme të ngjashme