• Video galeri

Presidenti Erdogan i bën thirrje ShBA-së të respektojë sovranitetin e Turqisë

Presidenti Erdogan në artikullin e tij me titull “Si shikon Turqia në krizën me ShBA-në?” të publikuar në gazetën “The New York Times” i bëri një vlerësim tensionimit të fundit që po jetohet me këtë vend.

Presidenti Erdogan i bën thirrje ShBA-së të respektojë sovranitetin e Turqisë

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur që në qoftë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndryshojnë trendin e njëanshëm dhe të mosrespektimit, atëherë Turqia do të fillojë të kërkojë miq dhe aleatë të rinj.

Presidenti Erdogan në artikullin e tij me titull “Si shikon Turqia në krizën me ShBA-në?” të publikuar në gazetën “The New York Times” i bëri një vlerësim tensionimit të fundit që po jetohet me këtë vend.

Duke i bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të respektuar sovranitetin e Turqisë, Erdogan tha se “nga kjo situatë mund të rrezikohet edhe partneriteti mes dy vendeve”.

Ai gjithashtu paralajmëroi se hapat e njëanshme të administratës së Uashingtonit do të dëmtojnë edhe interesat dhe sigurinë e ShBA-së.

“Hapat e njëanshme kundër Turqisë, të hedhura nga një aleat i vjetër i saj në një kohë kur e keqja është në pritë në çdo vend të botës, do të dëmtojnë vetëm interesat dhe sigurinë e ShBA-së”, shkroi Erdogan, ndërsa shtoi se “Uashingtoni duhet të lë mënjanë mendimet e gabuara se marrëdhëniet tona mund të jenë asimetrike”.

Duke theksuar se ShBA-ja duhet të pranojë se Turqia ka edhe alternativa tjera, kreu i shtetit turk tha që “në qoftë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndryshojnë trendin e njëanshëm dhe të mosrespektimit, atëherë Turqia do të fillojë të kërkojë miq dhe aleatë të rinj”.

Erdogan shtoi se partneriteti mes dy vendeve viteve të fundit po kalon nëpër sfida me mosmarrëveshje nga ana e ShBA-së dhe i bëri thirrje kësaj të fundit për të respektuar sovranitetin e Turqisë.

Ai kritikoi me një gjuhë të ashpër edhe administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me këto fjalë: “Kreu i organizatës terroriste gyleniste, FETO, i cili më 15 korrik 2016 tentoi ta përmbysë qeverinë time po jeton në Pensilvani. Populli turk ishte në pritje që ShBA-ja të dënojë këtë tentativë dhe të solidarizohet me qeverinë e zgjedhur të Turqisë, por ShBA-ja nuk e bëri këtë. Ne duke u bazuar në marrëveshjet dypalëshe kërkuam ekstradimin e kreut të FETO-s, por kjo kërkesë e jona ende nuk u realizua. ShBA-ja dërgoi me mijëra armë organizatës separatiste terroriste YPG/PYD, fraksionit të PKK-së në Siri. Këto armë janë përdorur për vrasjen e civilëve në Turqi, Siri dhe Irak”.

Presidenti Erdogan shtoi se Turqia ka vendosur një kohë të caktuar dhe në qoftë se ShBA-ja nuk ndryshon ai edhe njëherë theksoi se Turqia do ti kryej vetë punët e saj.

“Në vitet e 70-a krahas të gjitha kundërshtimeve të ShBA-së ne dolëm në Qipro për të ndalur masakrat ndaj turqve qipriotë. Pasi që kërcënimet ndaj sigurisë tonë kombëtare me burim veriun e Sirisë ishin të paqarta për ShBA-në ne ndërmorëm dy operacione ushtarake”, rikujtoi Presidenti Erdogan në artikullin e tij të publikuar në gazetën amerikane “The New York Times”.



Lajme të ngjashme