Tjetër sukses i Turqisë në industrinë e mbrojtjes, qitje satelitore me dronët “ANKA-S”

Falë punës intensive nën koordinimin e Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë (SSB), dronët e armatosur kombëtarë në inventarin e forcave turke të sigurisë kanë tashmë një aftësi të re...

Tjetër sukses i Turqisë në industrinë e mbrojtjes, qitje satelitore me dronët “ANKA-S”

Falë punës intensive nën koordinimin e Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë (SSB), dronët e armatosur kombëtarë në inventarin e forcave turke të sigurisë kanë tashmë një aftësi të re.

Kanë përfunduar me sukses testet e qitjes me bomba inteligjente të llojit “MAM-L”, me anë të satelitit kombëtar turk, për dronët e armatosur “ANKA-S”, mjete fluturuese që kanë aftësinë e kontrollit satelitor.

Siç bën të ditur SSB-ja përmes një komunikate të shkruar, janë rritur aftësitë e dronëve të armatosur “ANKA-S”, prodhuar nga Kompania Turke e Industrive Ajrore dhe Hapësinore (TAI/TUSAŞ) nën koordinimin e Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes.

Janë realizuar me sukses testet e qitjes me bomba inteligjente “MAM-L”, me anë të satelitit kombëtar turk, për dronët e armatosur “ANKA-S”, të cilët mund të telekomandohen nëpërmjet satelitit.

Në sajë të kësaj aftësie të re, forcat e sigurisë do të mund të asgjësojnë nga distanca një objektiv të largët duke ngritur në fluturim dhe kontrolluar dronin “ANKA-S” që nga vendndodhja e bazës ushtarake.

“Me këtë sistem të instaluar në dronët e armatosur ‘ANKA-S’, ne kemi çuar tashmë në distanca shumë më të largëta aftësinë tonë të identifikimit, ndjekjes dhe asgjësimit të objektivave urgjente/të çastit, aftësi që në mjetet ajrore pa pilot të deritanishme ishte në distanca më të shkurtra. Këto teste të realizuara me dronët “ANKA-S” përmes satelitit, rezultuan një risi në projektet e vendit tonë për të zhvilluar teknologji kombëtare”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e SSB-së.



Lajme të ngjashme