Presidenti Erdogan sinjalizon zgjerimin e operacioneve ushtarake turke në Siri dhe Irak

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, premtoi të shtunën zgjerimin e operacioneve ushtarake turke në territoret e Sirisë dhe Irakut duke paralajmëruar se do t’u jepte fund burimeve të kërcënimeve kundër vendit të tij...

Presidenti Erdogan sinjalizon zgjerimin e operacioneve ushtarake turke në Siri dhe Irak

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, premtoi të shtunën zgjerimin e operacioneve ushtarake turke në territoret e Sirisë dhe Irakut duke paralajmëruar se do t’u jepte fund burimeve të kërcënimeve kundër vendit të tij.

“Ne do të vazhdojmë operacionet përtej kufirit duke i zgjeruar ato. Jemi të vendosur që t’i eliminojmë me çdo çmim që në burim kërcënimet ndaj vendit tonë, sidomos ato nga Siria dhe Iraku”, deklaroi ai gjatë Kongresit 6. të Madh të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet.

“Përgjatë kufijve tanë që nga Suruçi e deri në Xhizre, do të bëjmë të njëjtën gjë që kemi bërë më parë në Xharabulus e Al-Bab dhe sot në Afrin”, shtoi kreu i shtetit turk.



Lajme të ngjashme