Erdogan takon përfaqësuesit e kompanive amerikane në Turqi

"Besoj se bashkëpunimi strategjik që kemi me ShBA do të forcohet më tej përmes investimeve dhe tregtisë, pavarësisht nga të gjitha uljet-ngritjet", tha Erdoani të mërkurën, në një takim në Ankara me përfaqësuesit e firmave amerikane që operojnë në Turqi.

Erdogan takon përfaqësuesit e kompanive amerikane në Turqi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti në kryeqytet të mërkurën vonë përfaqësuesit e kompanive amerikane në Turqi.

"Bashkëpunimi strategjik i Turqisë me SHBA do të forcohet më tej përmes investimeve dhe tregtisë, pavarësisht nga të gjitha uljet-ngritjet", tha Erdoani, duke theksuar rëndësinë e takimit, i cili krijon mundësi për ta kuptuar më mirë njëri-tjetrin dhe për të parë më nga afër këndvështrimet e njëri-tjetrit.

Për rreth 16 vite që jemi në pushtet ne i kemi kushtuar rëndësi të madhe konsultimit me të gjithë partnerët tanë, u shpreh Erdoan dhe shtoi:

"Dera jonë do të vazhdojë të jetë përherë e hapur për ju, duke filluar nga unë, ministrat, këshilltarët e me radhë. Ju e dini shumë mirë se çfarë ka arritur të bërë Turqia pavarësisht paqëndrueshmërisë, konflikteve dhe vështirësive në rajon. Problemet me të cilat ballafaqohemi tani nuk janë kurrë të pakapërcyeshme për ne. Do ta shikoni edhe ju, e ardhmja e Turqisë do të jetë shumë më e ndritshme."

Takimi me dyer të mbyllura në Kompleksin Presidencial zgjati dy orë e gjysmë.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan dhe zv.kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Lufti Elvan.

 


Lajme të ngjashme