Ruhani: Të zhvillojmë marrëdhëniet me Turqinë

I ndodhur në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një takim me Presidentin e Iranit, Ruhani.

Ruhani: Të zhvillojmë marrëdhëniet me Turqinë

I ndodhur në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një takim me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani.

Presidenca e Iranit bëri një deklaratë në lidhje me këtë takim.

Sipas deklaratës, në takimin me Presidentin Erdoan, Ruhani tha se presin pozitivisht përfshirjen e investitorëve dhe kompanive turke në procesin e zhvillimit të projekteve në Iran dhe tha se nuk ka asnjë pengesë përpara zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.  

Duke iu referuar dënimit, që Turqia dhe Presidenti Erdoan bënë në lidhje me sulmin në Ahvaz, citohet Ruhani të ketë thënë: “Ne qëndruam pranë në ditë të vështira. Kjo çështje (sulmi në Ahvaz) tregon se duhet të bëjmë një luftë më serioze ndaj terrorizmit”.

Gjithashtu bëhet e ditur se në Ruhani u shpreh se Irani është i gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi në kuadër të procesit tresh për Sirinë dhe në veçanti për Idlibin.  

 


Lajme të ngjashme