Presidenti Erdogan zhvilloi takime dypalëshe në Nju-Jork

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i ndodhur në Nju-Jork të ShBA-së për punimet e sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pati një takim edhe me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Erdoğan-Trump.jpg
erdoğan sloveni cumhur başkanı.jpg
Erdoğan.jpg
Erdoğan.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i ndodhur në Nju-Jork të ShBA-së për punimet e sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pati një takim edhe me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sipas një postimi të bërë në llogarinë e tij në Twitter, Fahrettin Altun, kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës tha se “Presidenti Erdogan, para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme zhvilloi një takim të shkurtë me Presidentin Trump”.

Ndërkaq pas fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme, Presidenti Erdogan u takua me Presidentët e Francës, Emmanuel Macron, të Sllovenisë, Borut Pahor, të Mozambikut, Filipe Jacinto Nyusi, Kryeministren e Anglisë, Theresa May dhe Kryeministrin e Greqisë, Alexis Cipras.

Takimet dypalëshe u zhvilluan prapa dyerve të mbyllura.



Lajme të ngjashme