Erdogan i bën thirrje Afrikës pёr tregti me monedhё vendase

Nё fjalёn drejtuar Forumit Ekonomik dhe tё Biznesit Turqi-Afrikё, mbajtur tё mёrkurёn nё Stamboll, Presidenti Erdoan i ftoi vendet afrikane pёr ta bёrё tregtinё me monedhё kombёtare.

Erdogan i bën thirrje Afrikës pёr tregti me monedhё vendase

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u bëri thirrje vendeve afrikane qё tё pёrdorin monedhёn vendore (kombёtare) nё tregtinë dhe biznesin me Turqinë.

Eroani iu drejtua me njё fjalim Forumit Ekonomik dhe tё Biznesit Turqi-Afrikё, mbajtur tё mёrkurёn nё Stamboll.

“Ne si Turqi i kushtojmё njё rёndёsi tё madhe bashkёpunimit me kontinentin e Afrikёs”,- theksoi Erdoan dhe e vijoi me kёto fjalё fjalimin e tij: “Turqia, tё cilёn 10-15 vite mё parё e shikoje aktive vetёm nё rajone tё caktuara, nё disa fusha tё caktuara, sot ёshtё njё vend qё ka rrjetin diplomatik tё 6-tё mё tё madh tё botёs”.

Po planifikojmё samitin e tretё tё Partneritetit Turqi-Afrikё, tё cilin kemi nё plan qё ta mbajmё vitin e ardhshёm (2019) dhe pёrsёri nё Stamboll, sqaroi Erdoan.

Duke nёnvizuar se Truqia pёrfaqёsinё e saj mё tё madhe diplomatike nё botё e ka hapur nё Somali, Erdoani tha se Turqia praninё e saj nё kontinent pёrveç ambasadave po e pёrhap edhe me institucionet e tjera tё saj, siç janё: Agjencia Turke pёr Bashkёpunim dhe Koordinim (TIKA), Instituti i Kulturёs Turke “Yunus Emre”, Fondacioni Maarif, Agjencia e Lajmeve Anadolli (AA), Linjat Ajrore Turke (THY)”.

Bota po hesht pёrballё krimeve tё Izraelit,- theksoi Erdoan, duke shtuar se nё dallim nga kjo, vendet afrikane po i dalin pёr zot popullit dhe kauzёs palestineze.

“Ndёrkohё qё shumё vende u hapёn krahёt puçistёve, Unioni Afrikan mbajti gjithmonё qёndrim nё anёn e demokracisё dhe ligjit”,- theksoi Erdoan.

“Nё kundёrshtim me atё qё mendohet, barrёn e luftёrave, konflikteve dhe migracionit sot nuk e mbajnё shtetet Perёndimore, por vendet mё pak tё zhvilluara dhe ato nё zhvillim”, e vijoi kreu i shtetit turk fjalimin e tij dhe u bёri kёtё apel tё gjitha vendeve tё Afrikёs: “Tani ju bёj thirrje tё gjithё miqve, vёllezёrve tё mi afrikanё; ejani dhe tё bashkёpunojmё, bёjmё biznes me para vendore, me monedhё kombёtare”.

Edhe afrikanёt ashtu si turqit e kanё fituar lirinё me gjakun e tyre,- nёnvizoi Erdoan dhe shtoi: “Turqit dhe afrikanёt nuk e kanё fituar lirinё e tyre falё mirёsjelljes sё fuqive tё caktuara, por e kanё fituar atё me jetёn dhe gjakun e tё parёve dhe fёmijёve tё tyre. Nё ditёt e sotme nuk kemi ardhur me pazarllёqe tё pista, por duke paguar kosto tё shumta. Lirinё nuk na e dhuroi ndonjё nё tepsi. Pёrkundrazi ne e fituam atё me shumё mund e sakrifica, dhe nё tё njёjtёn mёnyrё ndёrtuam edhe tё ardhmen tonё. Duke fituar ndaj fuqive tё quajtuara si tё pamposhtura, duke kthyer duart e quajtura tё pakthyeshme; shumё pёrpjekje nё dukje si të pamundura pёr t'i fituar, ne i bartёm drejt fitores dhe ecёm drejt lirisё sonё. Pёrpjekjen qё kemi bёrё pёr pavarёsinё tonё politike, tani po e vazhdojmё pёr pavarёsinё tonё ekonomike”.

Turqia po e nxit tregtinë me monedha kombёtare dhe e akuzon administratën amerikane për përdorimin e dollarit si një mjet për të sulmuar ekonomitë e vendeve të tjera.

 


Lajme të ngjashme