• Video galeri

Kryeparlamentari Binali Yildirim pret homologen vietnameze, Nguyen Thi Kim Ngan

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim, u takua të enjten me Presidenten e Kuvendit Kombëtar të Vietnamit, Nguyen Thi Kim Ngan...

Kryeparlamentari Binali Yildirim pret homologen vietnameze, Nguyen Thi Kim Ngan

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim, u takua të enjten me Presidenten e Kuvendit Kombëtar të Vietnamit, Nguyen Thi Kim Ngan.

Në Turqi për një sërë kontaktesh zyrtare, kryeparlamentarja vietnameze u prit nga homologu turk në hyrje të zyrës së tij në Kuvend.

Yildirim dhe Nguyen biseduan fillimisht kokë më kokë dhe më pas drejtuan takimin ndërmjet delegacioneve përkatëse.

Në vijim, kryeparlamentari turk shoqëroi delegacionin mysafir gjatë vizitës në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Madhor Popullor të Turqisë dhe në pjesët e bombarduara nga puçistët gjatë tentativës së dështuar për grusht shteti, ndërmarrë më 15 Korrik 2016 nga organizata terroriste gyleniste (FETO). Ai gjithashtu shtroi një drekë për nder të homologes vietnameze.

Nguyen kishte ardhur në Turqi për Takimin 3. të Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Euroaziatike (MSEAP), që u mbajt në Antalia nën kujdesin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Kjo vizitë mbart rëndësi të veçantë pasi është e para zyrtare në nivelin e kryeparlamentarit nga Vietnami në Turqi dhe ajo me nivelin më të lartë deri më sot nga ky vend.

Ndërsa vizita më e lartë deri më sot nga Turqia në Vietnam, shtet me një popullsi prej 96 milionë banorësh, ka qenë ajo e z. Yildirim në datat 23-24 gusht 2017, kur ai mbante postin e kryeministrit.

Gjatë vizitës në fjalë, Binali Yildrim pati realizuar një takim shumë të sinqertë edhe me Presidenten e Kuvendit Kombëtar të Vietnamit, Nguyen Thi Kim Ngan.



Lajme të ngjashme