Turqi-Kuvajt, nënshkruhet Plani i Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Përbashkët për vitin 2019

Siç bën të ditur agjencia kuvajtiane e lajmeve “KUNA”, ky plan i bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Turqisë dhe Kuvajtit u nënshkrua si vazhdim i marrëveshjes së koordinimit ushtarak të përbashkët për shkëmbimin e përvojave dhe bashkimin e përpjekjeve...

Turqi-Kuvajt, nënshkruhet Plani i Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Përbashkët për vitin 2019

Turqia dhe Kuvajti firmosën të enjten Planin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Përbashkët për vitin 2019, i cili synon forcimin e kooperimit ushtarak bilateral.

Siç bën të ditur agjencia kuvajtiane e lajmeve “KUNA”, ky plan i bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Turqisë dhe Kuvajtit u nënshkrua si vazhdim i marrëveshjes së koordinimit ushtarak të përbashkët për shkëmbimin e përvojave dhe bashkimin e përpjekjeve.

Lajmi i KUNA-s thekson se firmat mbi dokument u hodhën nga zyrtarë të lartë ushtarakë turq dhe kuvajtianë.

Ky zhvillim vjen menjëherë pas mbledhjeve të Komitetit të Bashkëpunimit Ushtarak Turqi-Kuvajt, mbajtur në datat 9 dhe 10 tetor.



Lajme të ngjashme