Turqia përsëriti mbështetjen ndaj qeverisë legjitime të Jemenit

Ambasadori i Turqisë në Sana, Levent Eler në takimin me Nënsekretarin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jemenit, Mansur Beccash, shprehu qëndrimin mbështetës së Ankarasë ndaj qeverisë legjitime të Jemenit.

Turqia përsëriti mbështetjen ndaj qeverisë legjitime të Jemenit

Ambasadori i Turqisë në Sana, Levent Eler në takimin me Nënsekretarin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jemenit, Mansur Beccash, shprehu qëndrimin mbështetës së Ankarasë ndaj qeverisë legjitime të Jemenit.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Jemenit, në takimin e zhvilluar në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, Ambasadori i Turqisë në Sana, Eler bëri të ditur se në takimin që planifikohej të zhvillohej në shtator në Gjenevë me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, autoritetet e qeverisë jemenase duke pritur deri në fund largimin e delegacionit Huthi, i treguan shoqërisë ndërkombëtare dëshirën e qeverisë jemenase për paqen.

Kurse Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jemenit, Mansur Beccash, foli me lëvdata për Turqinë, e cila zë vend pranë Jemenit, mbështet qeverinë legjitime të vendit dhe për ndihmat njerëzore, që Turqia bën në Jemen.

Ai theksoi devotshmërinë e qeverisë legjitime ndaj paqes dhe vendosmërinë e saj në kuadër të përgjegjësisë ndaj popullit jemenas për të lehtësuar dhimbjet që jetojnë këta njerëz dhe bëri të ditur se gatishmëria e delegacionit të qeverisë për bisedimet, që planifikohen të zhvillohet në Gjenevë provon qëndrimin pro paqes së qeverisë.   

Beccash tha se huthitë, në vend që të marrin pjesë në bisedime, vazhdojnë të luftojnë dhe t’u shkaktojnë dhimbje njerëzve dhe ky është një tregues, që militantët veprojnë pa llogaritur tragjeditë njerëzore, të cilat jetohen në vartje të agjendës së jashtme të Iranit.   

Pas dy vjetësh, mbledhja e konsultimit me temë Jemenin, që planifikohej të zhvillohej në 6 shtator në qytetin Gjenevë të Zvicrës, dështoi për shkak të mossigurimit të pjesëmarrjes së huthive në këtë mbledhje.

Huthitë parashtruan se nuk morën dot pjesë në mbledhje për shkak se avioni, që do t’i transportonte, nuk mori dot lejen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.



Lajme të ngjashme