Stamboll – Festivali i Filmit të Bosforit mbyllet me ceremoninë e ndarjes së çmimeve

Çmimin kryesor për filmin më të mirë të huaj e mori regjisori palestinez, Bassam Jarbawi, për filmin “Screwdriver”; ndërsa çmimi për filmin më të mirë turk iu dha regjisorit Murat Duzgunoglu për filmin “Halef”...

Stamboll – Festivali i Filmit të Bosforit mbyllet me ceremoninë e ndarjes së çmimeve

Me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Stamboll përfundoi mbrëmjen e së shtunës Festivali i Filmit të Bosforit (Bosphorus Film Festival).

Mbrëmja gala e këtij festivali prestigjioz u mbajt në sallën e koncerteve “Cemal Resit Rey”.

Çmimin kryesor për filmin më të mirë të huaj e mori regjisori palestinez, Bassam Jarbawi, për filmin “Screwdriver”; ndërsa çmimi për filmin më të mirë turk iu dha regjisorit Murat Duzgunoglu për filmin “Halef”.

Për suksesin në garën kombëtare u dha gjithashtu një shpërblim me vlerë 100 mijë lira turke (18.400 dollarë).

Festivali i Filmit të Bosforit filloi më 26 tetor dhe u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, ndërkohë që Agjencia Anadolli (AA) ishte partneri global mediatik i festivalit.

Përgjatë festivalit, publiku ka pasur rastin të ndjekë 88 filma nga 41 vende të ndryshme të botës.

Fituesit e çmimeve në konkurrencën ndërkombëtare janë:

Çmimi i veçantë i jurisë: Regjisori Babak Jalali – “Land”.

Aktori më i mirë: Kushtrim Hoxha – “Cold November”.

Aktorja më e mirë: Valeria Bertuccelli – “The queen of Fear”.

Regjia më e mirë: Payman Maadi – “Bomb, A Love Story”.

Filmi më i mirë i huaj: “Screwdriver”, me regji të Bassam Jarbawi.

Filmi më i mirë i huaj me metrazh të shkurtër: “Petison Avenue”, me regji të Thanasis Neofotistos.

Filmi dokumentar më i mirë me metrazh të shkurtër: “Volte”, me regji të Monika Kotecka dhe Karolina Paryzale.

Çmimi i Nderit: Bent Hamer

Fituesit e çmimeve në konkurrencën e filmave turq janë:

Aktori më i mirë: Muhammet Uzuner – “Halef”.

Aktorja më e mirë: Ipek Turkan – “Debt”.

Regjisori më i mirë: Mahmut Fazil Coskun – “The Announcemant”.

Filmi i më i mirë vendas: “Halef”, me regji të Murat Duzgunoglu.

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër: “Titanium”, me regji të Gokçe Erdem.

Filmi dokumentar më i mirë me metrazh të shkurtër: “The Return”, me regji të Nesil Ozalp.

Çmimi për kinematografinë më të mirë: Kurum Rodriguez – “The Announcemant”.

Skenari më i mirë: “Halef”, nga Murat Duzgunoglu dhe Melik Saraçoglu.

Regjia më e mirë: Naim Kanat – “Debt”.



Lajme të ngjashme