Kompanitë turke të Industrisë së Mbrojtjes pjesëmarrëse në panairin "IndoDefense"

Kompanitë turke të Industrisë së Mbrojtjes pjesëmarrëse në panairin IndoDefense, hasën në interesim të madh të vizitorëve të shumtë.

Kompanitë turke të Industrisë së Mbrojtjes pjesëmarrëse në panairin "IndoDefense"

Kompanitë turke të Industrisë së Mbrojtjes pjesëmarrëse në panairin IndoDefense, hasën në interesim të madh të vizitorëve të shumtë.

Duke siguruar pjesëmarrje kombëtare në edicionin e 8-të të Panairit Ndërkombëtar të Mbrojtjes, kompanitë turke në këtë panair ekspozojnë një gamë të gjerë të produkteve të teknologjisë së avancuar në sektorin e sigurisë tokësore, detare dhe ajrore si dronët ANKA, avionët Hurkus, KORKUT dhe helikopterët T-129 dhe ATAK.

Në këtë eveniment, i cili organizohet në kryeqytetin Xhakartë nën patronazhin e Ministrisë së Mbrojtjes së Indonezisë e që cilësohet si panairi më i madh i mbrojtjes në rajonin e Azisë Juglindore, nga Turqia nën organizimin e Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes marrin pjesë rreth 20 kompani turke.

Në këtë panair, ku marrin pjesë 867 kompani nga 59 vende të ndryshme të botës në mesin e të cilave ndodhet edhe Turqia, ekspozohen prodhimet e teknologjisë së fundit në sektorin e industrisë së mbrojtjes, ndërsa vizitorët tregojnë interesim të madh ndaj stendave të kompanive turke.

Panairi që organizohet njëherë në dy vjet, do të jetë i hapur deri më 10 nëntor.



Lajme të ngjashme