Ibrahim Kalin dhe Israfil Kisla emërohen këshilltarë të përgjithshëm të presidencës

Në Fletoren Zyrtare u publikuan vendimet në lidhje me emërimet në Presidencë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare.

Ibrahim Kalin dhe Israfil Kisla emërohen këshilltarë të përgjithshëm të presidencës

Zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) u emërua këshilltar i përgjithshëm i presidencës.

Në Fletoren Zyrtare u publikuan vendimet në lidhje me emërimet në Presidencë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare.

Sipas kësaj Profesori i Asociuar, Ibrahim Kallën dhe Israfil Këshlla (İsrafil Kışla) u emëruan këshilltarë të përgjithshëm. Ibrahim Kallën mori edhe titullin “Ambasador”.   

Ndërkaq u ndryshuan edhe ambasadorët e Greqisë, Somalisë dhe Marokut.

Në vend të Olgan Bekar, në postin e ambasadorit të Somalisë u soll në detyrë, Mehmet Jëllmaz (Yılmaz).

Në vend të ambasadorit të Marokut që u tërhoq në qendër, Ethem Barkan Oz, në këtë vend u emërua ambasadori i Libisë, Ahmet Aydın Doğan.

Gjithashtu në ambasadën e Paraguait u emërua ambasadore, zëvendësdrejtoresha për çështjet e Azisë Juglindore dhe Paqësorit, Armaan Inxhi Ersoaj (Armağan İnci Ersoy), në ambasadën e Malit u emërua zëvendësdrejtori i protokollit, Murat Mustafa Onart kurse ambasador i Benin-it u emërua zëvendësdrejtori i çështjeve dypalëshe dhe politike me Afrikën e Veriut, Kemal Onur Ozçeri.     

Kurse në inspektoratin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në postin e inspektorëve të taksave u emëruan Armaan Sytlyollu (Armağan Sütlüoğlu), Jakup Arslan (Yakup Arslan), Selçuk Sonmez, Kadir Shahin (Şahin), Emrah Arslan dhe Omer Faruk Toklu.    

 


Lajme të ngjashme