Soylu: Organizata separatiste terroriste PKK kontrollon 80% të trafikut të drogës në Evropë

Ministri i Brendshëm i Republikës së Turqisë, Suleyman Soylu, deklaroi se organizata terroriste PKK, kontrollon 80 për qind të trafikimit të drogës në Evropë dhe përfiton rreth 1.5 miliardë dollarë në vit.

Duke folur në një takim për luftën kundër varësisë në provincën jugore të Adanas, Soylu tha se organizatat terroriste shesin drogë dhe blejnë armë.

"Sidomos në Evropë, PKK kontrollon 80 për qind të tregtisë së drogës dhe vlerësohet se grupi terrorist fiton rreth 1.5 miliard dollarë në vit", tha Soylu.

Në operacionet e brendshme anti-drogë, Soylu tha se numri i operacioneve u rrit 29 për qind në dhjetë muajt e parë të vitit 2018 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

"Gjatë vitit 2017 janë kryer 70 operacione kundër trafikantëve të drogës ndërsa 10 operacione janë kryer deri më tani në vitin 2018", shtoi Soylu.

PKK është cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Anadolu Agency (AA)

Lajme të ngjashme