Institucionet urëlidhëse të Turqisë – Aktivitetet e TIKA-s (Pjesa 3.)

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, një prej hallkave të qytetërimit të vakëfeve, demonstron në mënyrë konkrete qëndrimin e ndërgjegjshëm dhe humanitar të Turqisë duke çuar ndihma në zonat më të thella dhe vendbanimet më të largëta të botës.

Institucionet urëlidhëse të Turqisë – Aktivitetet e TIKA-s (Pjesa 3.)

Aktivitetet e TIKA-s (Pjesa 3.)

Prej tashmë tri javësh, në rubrikën tonë “Institucionet urëlidhëse të Turqisë” jemi përpjekur t’ju japim disa informacione rreth Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Sot do të mbyllim kapitullin e TIKA-s duke bërë një projeksion të përgjithshëm të projekteve të saj.

Projektet e TIKA-s: Nga infrastruktura teknike në ndërtimin e kapaciteteve institucionale

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, e cila ka realizuar aktivitete ekonomike, shoqërore dhe kulturore në vendet vëllazërore deri në vitin 1995, nga kjo datë e këtej është fokusuar kryesisht në aktivitetet e bashkëpunimit kulturor dhe arsimor. Ne jemi të vetëdijshëm se çdo gjë varet nga një popullsi njerëzore e kualifikuar dhe e mirarsimuar. Prandaj edhe TIKA i ka përshpejtuar aktivitetet e saj në fushën e arsimit pas vitit 1995; kandërtuar shkolla, biblioteka, laboratorë dhe ka ndihmuar me pajisje teknike universitete në vende të ndryshme të botës.

Në procesin që nisi me vitet 2000, bota u globalizua dhe efekti i globalizimit u ndje në shumë hapësira gjeografike nga Lindja nëPerëndim. Paralelisht me vrullin zhvillimor që fituan në këtë periudhë vendet me të cilat flasim të njëjtën gjuhë, projektet e TIKA-s në rajon u kthyen nëprojekte të ndërtimit të kapaciteteve institucionale. Projektet që vendi ynë dhe TIKA bëjnë për atdheun me krenarinë e merituar që të dhuron zotërimi i trashëgimisë së përbashkët historike, vazhdojnë.

Si një shtrirje e përpjekjes së vendit tonë për t’u bërë një aktor i rëndësishëm në botë dhe rajon, qasja jonë rreth politikës së jashtme ka pësuar ndryshime të rëndësishme duke filluar që nga viti 2000. Në përputhje me këtë ndryshim, TIKA ka zgjeruar dukshëm hapësirën e saj operacionale. Numri i Zyrave të Koordinimit të Programit është rritur në 25 në vitin 2011 dhe në 33 në 2012-n, nga 12 që ishin në vitin 2002. Sot, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim është një organizatë globale që operon në mbi 150 vende me 61 Zyra të Koordinimit të Programit në gjithsej 59 shtete. Numri i vendeve në të cilat operojmë, po rritet dita-ditës në varësi të politikës së jashtme aktive dhe parimore të vendit tonë. Me projektet e realizuara përmes TIKA-s në vendet miqësore, vëllazërore dhe ato të afrishme, Turqia synon të ndërtojë një brez paqësor.

TIKA funksionon si një mekanizëm bashkëpunimi mes institucioneve dhe organeve publike, universiteteve, organizatave joqeveritare dhe sektorit privat. Ajo i mbledh të gjithë këta aktorë në emërues të përbashkët dhe regjistron ndihmat zhvillimore të Turqisë.

Ndihmat zhvillimore të Turqisë, vlera e të cilave ishte 85 milionë dollarë në vitin 2002, arritën deri në 8 miliardë e 120 milionë dollarë amerikanë në 2017-n. Turqia është njëkohësisht edhe shteti që bën më tepër ndihma humanitare në botë.

Duke marrë parasysh edhe vendet ku janë të vendosura zyrat e TIKA-s, aktivitetet e bashkëpunimit për zhvillim realizohen në mbi 150 shtete, në 5 kontinente. Përmes TIKA-s, Republika e Turqisë ndan njohuritë dhe përvojën e saj me shumë vendeve nga Paqësori deri në Azinë Qendrore, nga Lindja e Mesme dhe Afrika deri në Ballkan dhe nga Kaukazi deri në Amerikën Latine.

Shqipëroi: Hilmi Velagoshti - Gazetar në Departamentin e Transmetimeve të Jashtme, TRT, Ankara



Lajme të ngjashme