Institucionet urëlidhëse të Turqisë – Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit (Pjesa 1.)

Themeluar më datë 6 prill 2010, YTB-ja ka si mision koordinimin e projekteve lidhur me qytetarët turq rezidentë jashtë shtetit, komunitetet e afrishme dhe studentët ndërkombëtarë me bursë që vazhdojnë arsimin e lartë apo pasuniversitar në Turqi.

Gönül Köprüsü 4.jpg
Gönül Köprüsü 5 - Copie.jpg
Gönül Köprüsü - Copie.jpg
Gönül Köprüsü 1.jpg

Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (Pjesa 1.)

Siç do t’ju kujtohet, në katër seritë e para të rubrikës sonë “Institucionet urëlidhëse të Turqisë”, gjatë të cilës do të flasim për agjencitë, institutet, organizatat dhe institucionet turke që realizojnë projekte socio-kulturore të ndryshme në shumë vende dhe rajone anembanë globit, siç janë Instituti “Yunus Emre”, Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kizilay) dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), dhamë disa informacione të përgjithshme mbi TIKA-n dhe mbi aktivitetet e ndryshme të këtij institucioni anembanë globit. Kurse duke filluar nga seria e sotme do të flasim në lidhje me Departamentin për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme, një tjetër institucion urëlidhës i Turqisë.

Themeluar më datë 6 prill 2010, YTB-ja ka si mision koordinimin e projekteve lidhur me qytetarët turq rezidentë jashtë shtetit, komunitetet e afrishme dhe studentët ndërkombëtarë me bursë që vazhdojnë arsimin e lartë apo pasuniversitar në Turqi, gjithashtu zhvillimin e shërbimeve dhe aktiviteteve që realizohen në këto fusha.

Me anë të projekteve të Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme, forcohen marrëdhëniet qoftë me qytetarët turq rezidentë jashtë shtetit qoftë edhe me komunitetet vëllazërore, si dhe krijohen marrëdhënie më të ngushta ekonomike, sociale dhe kulturore. Ndërsa studentët ndërkombëtarë që përfitojnë nga programi Bursat e Turqisë, bëhen ambasadorë vullnetarë të Turqisë në çdo skaj të botës.

Shqipëroi: Hilmi Velagoshti - Gazetar në Departamentin e Transmetimeve të Jashtme, TRT, Ankara



Lajme të ngjashme