Erdogan pjesëmarrës në inaugurimin e anijes së parë të inteligjencës prodhim turk

Anija e parë e inteligjencës e prodhuar me mundësi dhe aftësi kombëtare të Turqisë, korveta Ufuk (horizont) u lëshua në det.

Erdogan pjesëmarrës në inaugurimin e anijes së parë të inteligjencës prodhim turk

Anija e parë e inteligjencës e prodhuar me mundësi dhe aftësi kombëtare të Turqisë, korveta Ufuk (horizont) u lëshua në det.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e Zbritjes së Anijes së Testimit dhe Trajnimit (A-591) Ufuk në Kantierin e Tuzlas në Stamboll tha se industria turke e anijeve në 16 vitet e fundit përjeton përsëri një periudhë lulëzimi.

“Ky sektor ka arritur në pozicionin e një sektori që bën të flitet për të”.

Ai tha se 3 vitet e fundit janë arritur fitore shumë të mëdha ndaj të gjitha organizatave terroriste me në krye DAESH dhe PKK, të cilat cenojnë jetën e qytetarëve, përçarjen e vendit dhe ndarjen e tij.

Ata që mbështesin me armë terroristët me duart më të përgjakura në botë, nxjerrin pengesa të paimagjinueshme kur bëhet fjalë për Turqinë, tha Erdoan dhe vazhdoi të bëjë të ditur se në duart e organizatave terroriste nga DAESH-i, PKK-ja deri tek Al-Kaeda, Al-Shabab, që kanë derdhur gjakun e myslimanëve, janë armët me origjinë nga vendet perëndimore.

Në duart e vrasësve të PYD/YPG, që zhvillojnë veprimtari të spastrimit etnik në veri të Sirisë janë raketat, bombat dhe municionet e aleatëve të Turqisë, tha Presidenti dhe shtoi: “Në një tablo të tillë, pritja duarkryq e Turqisë dhe lënia e sigurisë së saj kombëtare në duart e një vendi tjetër, nuk është e mundur. Ne si shtet, duke marrë mësim si nga kjo tablo që na del përballë, si nga ato që jetohen në rajon, ashtu edhe nga historia jonë, punojmë për të përforcuar industrinë tonë të mbrojtjes”.    

Korveta Ufuk me një fuqi 8600 kilovat gjithsej arrin në maksimum shpejtësinë 18 milje detare në orë  dhe zotëron një platformë për helikopterë 10 tonësh.  

Sistemet elektronikë, të testimit dhe trajnimit të Korvetës Ufuk, që duke lundruar 45 ditë pa ndërprerje në kushte të rënda atmosferike mund të evidentojë rreziqet, do të sigurohen nga ana e Kompanisë Elektronike Ushtarake Turke (ASELSAN).  



Lajme të ngjashme