Erdogan: Së shpejti hapim spitalin më të madh në Turqi

Në fjalën që mbajti në ceremoninë e organizuar të hënën në bashkinë e Sinxhanit në Ankara, Presidenti Erdoan paralajmëroi se spitali i qytetit të Ankarasë, i cili do të jetë më i madhi në Turqi, do të hapet brenda disa ditëve.

Erdogan: Së shpejti hapim spitalin më të madh në Turqi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se spitali i metropolit të Ankarasë, i cili do të jetë spitali më i madh i Turqisë, do të hapet brenda disa ditëve.

Gjatë fjalës që mbajti në ceremoninë e organizuar në Sheshin e Tulipanëve (Lale Meydanı) në bashkinë e Sinxhanit në Ankara me rastin e përurimit të disa projekteve, Presidenti Erdoan ndoqi edhe videon që u shfaq në ekranet gjigandë për spitalet e metropoleve që po ndërtohen në Turqi.

“Spitale të tilla nuk ka as në botë, por në Turqi ka. Ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë atë që meriton populli turk. Për momentin spitali i qytetit në Ankara do të jetë më i madhi i Turqisë. Pothuajse çdo gjë ka përfunduar dhe brenda disa ditëve me lejen e Zotit do ta hapim”,- u shpreh Erdoan.

Kreu i shtetit turk theksoi se do të hapin edhe spitalin tjetër të qytetit, që vazhdon të ndërtohet në lagjen Etlik të Ankarasë, ndërsa shtoi se kryeqyteti turk do të ketë kështu dy spitale gjigande, një në Bilkent dhe një në Etlik.  



Lajme të ngjashme