TIKA ndihmon 1 mijë familje në Afganistan

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dërgoi ushqime për 1 mijë familje në Kunduz të Afganistanit.

TIKA ndihmon 1 mijë familje në Afganistan

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) furnizoi me ushqim 1 mijë familje në Afganistan.

Sipas komunikatës së bërë nga drejtoria e agjencisë bëhet e ditur se në provincën Kunduz në zonën veriore të Afganistanit janë dërguar ndihma emergjente në ushqim për 1 mijë familje.

Pakot me ndihma të shpërndara për familjet, që u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve dhe që përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira në dimër, përmbajnë oriz, miell, vaj, fasule, çaj, sheqer dhe salcë.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet se familjet, të cilat përfituan nga ndihmat, falënderuan Turqinë, TIKA-n dhe popullin turk.

 


Lajme të ngjashme