• Video galeri

Singapor – Trump dhe Kim shkruajnë historinë me një shtrëngim duarsh

Mbi një qilim të kuq dhe përpara një sfondi me flamujt amerikanë dhe koreanoveriorë, Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai koreanoverior, Kim Jong-Un, shtrënguan duart të martën në Singapor, hera e parë në histori që një president amerikan në detyrë takon një lider koreanoverior. Ata folën për rreth 45 minuta kokë më kokë përpara se të drejtonin takimin ndërmjet delegacioneve respektive. Dy liderët firmosën edhe një dokument.