Kryeministri turk bën thirrje për themelimin e një konvente digjitale

“Tregtia elektronike po zhvillohet me një shpejtësi marramendëse, rritja vazhdon të jetë shumëfishe edhe pse rritja globale është nën 3 për qind. Krimet në internet janë më të rënda se sa ato në botën e vërtetë, kështu që për ti bërë ballë krimit kompjuterik dhe kibernetik bota ka nevojë për një konventë digjitale të ngjashme me konventat e OKB-së”, tha Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në fjalën që mbajti në një konferencë ndërkombëtare për tregtinë elektronike në Belek të Antalya.