Titujt kryesorë të rendit të ditës 11.10.2018 (me titra)

A ЁSHTЁ VRARЁ GAZETARI SAUDIT?

Presidenti Erdoan situatёn lidhur me gazetarin saudit, Jamal Khashoggi, e ka vlerёsuar me fjalёt “jemi tё shqetёsuar”.

“Shqetёsimet e Turqisё i ka shprehur edhe ShBA-ja”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, duke shtuar se, rasti po hetohet nё tё gjitha drejtimet.

AKSIONET E CHP-sё NЁ BANKЁN “İŞ BANKASI”

Lidhur me transferimin e aksioneve tё CHP-sё nё Thesarin e Shtetit, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se mund tё bёjnё njё rregullim ligjor bashkё me partinё MHP.

“Çёshtja nuk ka tё bёjё me İş Bankası, por me testamentin qё ka lёnё Mustafa Kemal Ataturku”, deklaroi ai.

ALEANCA AK PARTI-MHP

Koalicioni Popullor do tё vazhdojnё edhe nё zgjedhjet e ardhshme lokale.

Drejtuesit e nivelit tё lartё tё AK Parti dhe MHP u takuan nё Kuvend.

Nga takimi dolёn mesazhe pozitive nga tё dy krahёt.

Aleanca Popullore do tё zgjerohet edhe mё shumё nё zgjedhjet vendore.

Punimet teknike do t'i ndjekin delegacionet e forcave politike.

Rezultatet e bisedimeve do t’u pёrcillen liderёve tё partive.

TAKIMI ERDOAN-BAHÇELI

Ndёrkohё qё delegacionet vazhdojnё takimet pёr zgjedhjet, nuk dihet se kur do tё takohen liderёt pёr aleancёn nё zgjedhjet lokale.

Pёrgjigjja erdhi nga Presidenti Erdoan.

Erdoan tha se me liderin e MHP-sё, Devlet Bahçeli, mund tё takohet sot.

BERAT ALBAYRAK NЁ INDONEZI

Turqia shёron plagёt e Indonezisё, e cila u trondit nga tёrmeti 7,5 ballёsh dhe cunami.

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak vizitoi zonёn e fatkeqёsisё.

Kёtu Albajrak mori pjesё nё shpёrndarjen e ndihmave humanitare.

“Turqia u vjen nё ndihmё tё gjitha vendeve pa dallim”, tha Albayrak.

SFIDA KOMBЁTARE NЁ FUTBOLL

Kombёtarja turke e futbollit A do tё pёrballet sot me Bosjёn nё një ndeshje pёrgatitore.

Rize pret pёr herё tё parё kombёtaren, interesimi i qytetarёve pёr ndeshjen ёshtё i madh.

Pёrballja shikohet si test para ndeshjes me Rusinё nё Ligёn e Kombeve.

Ndeshja do tё transmetohet direkt nga "TRT1".