Ushtria turke fillon mbikëqyrjen e Zonës së Çtensionimit në Idlib

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë filluar që prej ditës së enjte aktivitetin për formimin e pikave të vrojtimit në qytetin Idlib të Sirisë. Shtatmadhoria theksoi përmes një komunikate se misioni i ushtrisë turke në rajon vijon në përputhje me rregullat e angazhimit, mbi të cilat shtetet garantuese kanë rënë dakord në procesin e Astanës.