VIDEO-Xhamia e Javuz Sulltan Selimit (Yavuz Sultan Selim Camii)

Xhamia ndodhet në lagjen e “Yavuz Sultan Selim” të bashkisë Fatih të Stambollit. Kjo është njëra prej 7 xhamive perandorake që ndodhen në 7 kodrat e Stambollit dhe është ndërtuar në kodrën më të afërt me Haliçin (Bririt të Artë). Xhamia është ndërtuar në vitin 1522 ndërsa arkitekti është i diskutueshëm. Supozohet se është ndërtuar nga ana e arkitekt Aliut. Sepse arkitekt Sinani në vitin 1522 nuk njihej nga pallati perandorak.

Xhamia është ndërtuar me urdhrin e Yavuz Sulltan Selimit, ndërsa Sulltan Sulejmani i shtoi tyrben, imaretin (kuzhinën popullore) dhe medresenë. Në njërën anë të xhamisë ndodhet cisterna ndërsa në anën tjetër ndodhet një humnerë e quajtur “Kirkmerdiven” (dyzet shkallë). Në oborr hyhet nga tre porta: porta e tyrbes, porta e çarshisë dhe porta e Kirkmerdivenit. Në mes të oborrit të gjerë me pemë ndodhet edhe shatërvani.