VIDEO - Xhamia e Valide Sulltanes (Stamboll)

Në shoqërimin e zërit të bukur të Ismail Biçer, i cili do të këndojë 2 ajete të suresë së Bakarasë nga Kur’ani i Madhërishëm, ju ftojmë të bëni një shëtitje virtuale në Xhaminë Valide Sulltanes (Valide Sultan Camii), që ndodhet në lagjen Yskydar (Üsküdar) në pjesën aziatike të Stambollit.

*(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni. (Sureja Bekare, Ajeti 185)           

**E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua. (Sureja Bekare, Ajeti 186)