SHBA – Pikëpyetje mbi lidhjet e FETO-s me drejtuesit lokalë në Pensilvani

Agjencia Anadolli filmoi kujdestarin e organizatës terroriste gyleniste (FETO) në SHBA. Howard Beers, i cili menaxhon punimet e ndërtimit të kampit “Golden Generation” (Brezi i Artë) të FETO-s në Pensilvani, refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve. Janë vënë në pyetje lidhjet e ngushta me organizatën të një prej drejtuesve lokalë të zonës, Howard Beers, që merret me ndërtimin e disa objekteve në kampin e FETO-s dhe është pritur në Turqi “si mbret” me bashkëshorten e tij në një hotel me 6 yje.