Titujt kryesorë të rendit të ditës 10.10.2018 (me titra)

ËSHTË VRARË APO ËSHTË RRËMBYER? 

Vazhdon paqartësia për fatin e gazetarit saudit Jamal Khashoggi... 

E përditshmja “Washington Post” publikoi një fotografi të Khashoggi-t duke hyrë në konsullatë. Mirëpo nuk ka asnjë shenjë për daljen e Khashoggit nga konsullata... 

NUK KA SHTEG PËR PËRKRAHËSIT E TERRORIT

Terroristët e PKK-së dhe përkrahësit e tyre nuk lihen të marrin frymë.  Devlet Aslan, i ashtuquajturi përgjegjës i PKK-së për Belgjikë, është kapur në një operacion të ndërmarrë në Batman.  
Në operacionet e ndërmarra në mbarë vendin janë ndaluar 158 të dyshuar. 
 

PROGRAMI I LUFTËS TOTALE ME INFLACIONIN 

Në kuadër të luftës totale me inflacionin do të bëhen rregullimet e nevojshme në çdo fushë. Gjatë publikimit të programit ministrat i shpjeguan risit në fushat e tyre. 
 

NDRYSHON RREGULLORJA E KUVENDIT 

Bëhet e ditur se ka ndryshuar rregullorja e Kuvendit turk. Ndryshimet e bëra në përputhje me sistemin e ri presidencial u miratuan në seancën plenare të Kuvendit. Me anë të rregullores u përcaktua edhe pjesëmarrja në punimet e Kuvendit të Ndihmëspresidentëve dhe ministrave. 

FILLOJNË PUNIMET PËR SONDAZH NË MESDHE 

Është përcaktuar edhe data për fillimin e punimeve për sondazh në Detin Mesdhe të Turqisë. Anija e sondazheve “Fatih” në fund të këtij muaji do të fillojë me sondazhe të para në rajonin e Mesdheut. 
 

TRT WORLD NË FLUTURIMET E THY-së 
Nga TRT World, që është platforma e parë e Turqisë e lajmeve në gjuhën angleze u ndërmor një iniciativë e rëndësishme. 
TRT World është përfshirë në mesin e kanaleve televizive 
me transmetim të drejtpërdrejt që përcjell THY në avionët e saj.